Kuriozitet

Britaniku thotë se gjeti “parajsën” në Antalya: Hotelin e paguaj shumë lirë, do të jetoja këtu

Britaniku

Një britanik u bë viral në TikTok pasi zgjodhi një nga hotelet me të shtrenjta në Turqi për të pushuar, por tha se po paguan shumë më lirë se jeta e tij në Britaninë e Madhe.

Josh Kerr, 24-vjeçar, tha se do t’i kalojë 28 ditë në hotelin me pesë yje në Antalya, me një udhëtim që kushton 950 funte apo rreth 1.100 euro, e krahasuar me një muaj qëndrim në Manchester, tha se po paguan më lirë.

Sipas tij, kjo ofertë përfshin edhe biletën e fluturimit, vaktet në hotel dhe pijet, shkroi DailyMail.

“Nuk po tallem, po paguaj me 950 funte qiranë, faturat e taksat. Këtu ju merrni mëngjesin, drekën, darkën, pijet. Çka po bëjmë ne në Angli?”,  ka thënë ai në rrjetin social TikTok.

24-vjeçari ka shtuar se këtë jetesë preferon ta bëjë edhe në të ardhmen.

“Hoteli ka WiFi që funksion pothuajse kudo në kompleks, që do të thotë se nëse do të doja vërtet, do të mund të punoja nga një çadër pranë pishinës. Ka një tavolinë në dhomë”, ka rrëfyer ai.

Sipas tij, jetesa aty është e jashtëzakonshme.

Rrëfimi i tij u shpërnda me mijëra herë.