Kuriozitet

Belgu lirohet nga akuza për drejtimin e veturës në gjendje të dehur sepse trupi i tij krijon alkool

Lirohet belgu

Lirohet belgu

Një gjykatë në Belgjikë shpalli të pafajshëm një burrë në një rast drejtimi të veturës në gjendje të dehur për shkak të një sindrome që krijon alkool në trupin e tij.

Sipas gjykatës, duket se as vetë shoferi nuk e dinte se e kishte sindromën.

"Duket se ai burrë nuk ka shfaqur kurrë simptoma, që ai nuk mund t'i kishte ditur. Prandaj, u vendos se burri ishte në një situatë force madhore”, ka thënë avokati i shoferit, Anse Ghesquiere, raporton AP.

Gjykata megjithatë paralajmëroi shoferin se ai do të mbajë përgjegjësi herën tjetër nëse një test frymëmarrjeje të tregojë nivele të larta të alkoolit në trupin e tij, ndërsa ai është duke e drejtuar veturën.

"Nëse ai tani ndalohet nga policia dhe bën një test pozitiv të frymëmarrjes, atëherë do të ketë pasoja," shtoi Ghesquiere.