Pas gati dy muajsh vëzhgimi, shkencëtarët pothuajse krejtësisht e kanë larguar mundësinë që të ketë kërcënim real nga asteroidi 2024 YR4, ka thënë NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane.
Në një pikë, shansi për goditje në vitin 2032 ishin të larta 3 për qind dhe ky asteroid u fut në listën e asteroideve me rrezik, raportoi AP.
Agjencia evropiane tani e ka ulur atë shans në 0.001 për qind. NASA e ka ulur në 0.0027 për qind – që nënkupton se asteroidi do të kalojë nga Toka më 2032 por nuk do të jetë me rrezik për të.
Paul Chodas nga NASA ka thënë se nuk ka shans që gjasat do të rriten ndërkohë dhe se ndikimi i asteroidit në Tokë më 2032 është hequr si mundësi.
Por, sipas NASA-s ka ende 1.7 për qind gjasë që asteroidi ta godasë hënën më 22 dhjetor 2032.