Kuriozitet

Askush s’mund ta besojë se kjo video mori 190 milionë shikime në TikTok

Leah Halton

Modelja australiane, Leah Halton, ka shkaktuar “trazira” në TikTok. Në një video ajo ka arritur të marrë më shumë se 20 milionë pëlqime e askush nuk po arrin ta kuptojë përse ka ndodhur kjo.

Në videon e publikuar ajo shihet duke qëndruar fillimisht afër telefonit e më pas duke u larguar e duke kënduar në veturë. Videoja e zakonshme ka marrë 190 milionë shikime.

Shumë njerëz tani kanë kthyer në trend videon duke incizuar veten nga afër e më pas duke kënduar e duke qeshur, pasi s’po arrijnë ta kuptojnë numrin e jashtëzakonshëm të shikimeve dhe pëlqimeve që ka marrë modelja.

Leah është modele 23-vjeçare nga Australia. Është e njohur për ndikimin në rrjete sociale. Ka mbi 3.5 milionë ndjekës në TikTok, një milion në Instagram e rreth 1.2 në YouTube.

Në vazhdimësi ajo i njofton ndjekësit për përditshmërinë si modele.