Kuriozitet

Arratisje masive e demave në SHBA

Demat në Massachusetts

Tetë dema shkaktuan rrëmujë në rrugët e Massachusetts, pasi u larguan nga hapësira e garave në Emerald Square.

Upi ka shkruar se për këtë rast u ftuan zjarrfikësit, ku shtatë dema u kapën.

Një qytetar tha se ishte dëshmitar i ndodhisë, kur pa se demat vrapuan nëpër parking, duke shkaktuar dëme në vetura. Dikur vonë demat u gjetën të bllokuar në një oborr shtëpie në rrugën “Prescott”.

“Banorët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i afrohen demit nëse e shohin”, thuhet në thirrjen e zjarrfikësve.

Autoritetet lokale thanë se po e hetojnë rastin e arratisjes.