Kuriozitet

Ariu përfundon në kuzhinën e amerikanit

Ariu

Upi ka shkruar për një burrë që u pengua nga një ari që iu fut në kuzhinë derisa po i lante enët. Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni, kur ariu gjeti të hapur derën dhe hyri brenda, derisa Jason Wightman në fillim së vërejti.

Ky moment u filmua nga kamerat e sigurisë.

“Përshëndetje, a jeni mirë? Jeni në shtëpinë time, dilni”, ka shkruar Wightman, duke treguar me shaka se çka i tha kafshës.

Ariu u largua pa shkaktuar probleme, e burri u shpreh se nuk e pati idenë se kah erdhi.