Kuriozitet

Ariu në Kaliforni përgjegjës për pesë vjedhje

Ariu - Kaliforni

Autoritetet amerikane në Kaliforni thanë se një ari është përgjegjës për pesë vjedhje brenda dy orëve në një lagje.

Upi ka shkruar se zyrtarët policorë u ftuan nga banorët pasi panë ariun e murrmë që po ngjitej nëpër pemët në oborr dhe në shtëpi, duke vjedhur gjësende.

Një grua u shpreh se kafsha nuk ishte e egërsuar, por arriti të hapte frigoriferin dhe të merrte një pulë të paketuar.

“Ishte ari shumë i sjellshëm. Sapo hapi frigoriferin dhe mori pulën time  të paketuar. Fqinja e filmoi me pulën e varur në gojë”, ka thënë Laurie Devault.