Një grua nga Maryland e cila ka dashur të mbetet anonime, ka fituar 50.000 dollarë në një lotari, pasi ishte inkurajuar nga i dashuri i saj të luante.
“Ai gjithmonë më thotë ‘vetëm luaj, janë në pyetje vetëm disa monedha’”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka deklaruar se kurrë nuk e kishte menduar se do të fitonte ndonjëherë lotarinë.
Gruaja fatlume ka thënë se planifikon që paratë e fituara t’i shpenzojë në pushime me vajzën e saj.
Ajo është shprehur optimiste edhe për herët tjera duke thënë se do të luajë sërish.