Një aligator rreth dy metra i gjatë u gjet në sallonin e shtëpisë së një gruaje në Florida (SHBA). Ajo u detyrua t'i njoftonte autoritetet e reagimit për të hequr zvarranikun masiv nga shtëpia.
Mary Hollenback ka thënë se ishte në shtëpi kur dëgjoi një kërcitje të derës dhe hetoi futjen e aligatorit brenda.
“Mendova se ishte dikush tjetër që nuk jetonte këtu duke u përpjekur të futej në shtëpi të gabuar. Zbrita nga dyqani dhe shkova te dera”, ka thënë Hollenback, shkroi Upi.
Ekipet e reagimit mbërritën në vendin e ngjarjes.
Florida është e njohur për prezencën e aligatorëve dhe të krokodilëve. Sipas të dhënave, në këtë shtet të SHBA-së janë rreth 1.3 milionë aligatorë, e kjo për shkak të habitatit të përshtatshëm dhe klimës së nxehtë.
Aligatorët janë të mbrojtur me ligjet federale dhe shtetërore, duke ndihmuar në ruajtjen dhe kultivimin e tyre.