Kuriozitet

Aeroplani detyrohet të kthehet në Çikago pas 5-orësh fluturimi mbi Atlantik

Aeroplani

Një aeroplan i Air India i cili po fluturonte nga Çikago për në Nju Delhi të mërkurën e kaluar ishte detyruar të kthehej mbrapsh disa orë pasi ishte nisur, pasi banjat e shumta në aeroplan ishin bllokuar me lecka, rroba dhe qese plastike, sipas linjës ajrore.

Fluturimi “Air India AI126”, kishte pesë orë udhëtim, kur u detyrua të kthehej, sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightAware, raporton CNN.

Ekuipazhi ishte njoftuar fillimisht se disa nga tualetet ishin jashtë funksionit, një orë e 45 minuta pas fluturimit. 

“Ata më vonë kishin përcaktuar se tetë nga 12 tualetet ishin "të pariparueshme", "duke shkaktuar shqetësim për të gjithë në bord", ka thënë një zëdhënës i Air India në një deklaratë për CNN.

Një hetim i mëvonshëm mbi incidentin zbuloi se "çanta polietileni, lecka dhe rroba" midis sendeve të tjera ishin zbrazur nëpër tualete dhe ato më pas kishin ngecur në hidraulik.

Situata ishte kuptuar kur avioni, një Boeing 777-300ER, ishte mbi Atlantik, por për shkak të kufizimeve në operacionet e natës në aeroportet evropiane, ishte marrë vendimi që ai të kthehej në Çikago.

“Vendimi për të devijuar u mor tërësisht në interes të komoditetit dhe sigurisë së pasagjerëve,” ka shtuar zëdhënësi.

Të dhënat treguan më pas se udhëtimi total i aeroplanit do të zgjaste 10 orë, dhe se ai ishte kthyer mbrapsht mbi Grenlandën.

Me të arritur në Çikago, pasagjerët ishin akomoduar në hotel.

Zëdhënësi ka shtuar se kjo nuk ishte hera e parë që objekte të ndryshme janë gjetur në tualetet e Air India.