Kuriozitet

Adoleshenti thyen rekordin e ngjitjeve të 14 majave më të larta

Adoleshenti thyen rekordin e ngjitjeve të 14 majave më të larta

Një adoleshent nga Nepali ka thyer rekordin botëror për alpinistin më të ri që ka arritur të shkelë 14 majat më të larta të Tokës.

Nima Rinji Sherpa qëndroi në majën e Malit Shishapangma të Tibetit të mërkurën. Më këtë, ai u bë i fundit nga pak njerëz që kanë ngjitur 14 malet që Federata Ndërkombëtare e Alpinizmit dhe Ngjitjes i njeh me mbi 8,000 metra mbi nivelin e detit.

Sherpa, që nisi ngjitjen e maleve të larta si 16-vjeçar, i arriti që të gjitha për 740 ditë.

“Alpinizmi është më shumë se punë, është testament i forcës, qëndrueshmërisë dhe pasionit”, ka thënë ai.

Rekordmeni para tij ishte një tjetër alpinist nga Nepali i cili kishte arritur ngjitjen e 14 maleve në moshën 30-vjeçare në vitin 2019.

Por, tani me 18 vjeç konsiderohet se rekordi është vështirë të thyhet.