Një krokodil problematik që i përndiqte fëmijët dhe të rriturit në Australi u qëllua dhe u gatua nga vendasit aborigjenë, thanë autoritetet lokale atje.
Skynews ka raportuar se zvarraniku 3.63 metra i gjatë ishte “zhvendosur” në lumin Baines në qytetin Bulla në veri të zonës pas përmbytjeve në fillim të vitit, e që nga ajo kohë i shqetësonte banorët me prezencë. Pas diskutimeve të shumta mes banorëve, dikur u vendos që krokodili të qëllohej për t'u siguruar se s'do të përbënte më rrezik për komunitetin. Më pas, krokodili u dërgua në qytetin Bulla, ku banorët e poqën dhe e gatuan për ta ngrënë.
“Ishte një festë e madhe dhe tradicionale, u ngopëm”, ka thënë rreshteri Andrew McBride që rrëfeu rastin.
Ai ka shtuar se prezenca e krokodilëve dhe e aligatorëve është rritur pas vërshimeve të fundit.
“Krokodilët mund të bëjnë rrezik të konsiderueshëm për sigurinë e komunitetit. Falë bashkëpunimit me parkun e vendit, stafin tonë policor dhe banorët lokalë, ishim në gjendje ta largonim me sukses krokodilin dhe ta ruanim sigurinë”, thuhet në reagimin e autoriteteve policore.