Kuriozitet

706 njerëz me emrin “Kyle” u mblodhën në Teksas, por s’ishin mjaftueshëm për ta thyer rekordin

706 njerëz me emrin “Kyle” u mblodhën në Teksas, por s’ishin mjaftueshëm për ta thyer rekordin

Foto: Associated Press

Një tjetër përpjekje nga qyteti Kyle i Teksasit për të thyer rekordin botëror për grumbullimin më të madh të njerëzve me një emër dështoi të shtunën pavarësisht se 706 njerëz me emrat “Kyle” të të gjitha moshave u mblodhën në një park.

Titulli mbahet nga një qytet në Bosnjë që mblodhi 2,325 njerëz me emrin “Ivan” në vitin 2017, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Nuk është hera e parë që “Kylet” provuan t’i përmbysin “Ivanët”. Vitin e kaluar numri arriti në 1,490 njerëz me emrin “Kyle”, shkroi AP. 

“Kyle” nuk është një prej emrave më të përdorur në SHBA, sipas Administratës së Sigurimeve Sociale. Të dhënat e fundit treguan se “Kyle” u rendi i 416-i mes emrave më të përdorur më 2013.

Emri “Ivan” ndërkohë radhitet në vendin e 153-të.