Kur 10-vjeçarja Tegan shkoi për pushime në plazh me nënën e saj, ajo nuk ia kishte idenë se do të ecnin në gjurmët e dinozaurëve.
Vajza pa pesë gjurmë gjigante që ekspertët besojnë se janë gjurmë të dinozaurit, që ka qenë aty para më shumë se 200 milionë vjetësh.
Paleontologët mendojnë se gjurmët, që janë deri në 75 centimetra larg njëra-tjetrës, janë bërë nga një barngrënës i madh dhe tani po përpiqen ta verifikojnë këtë.
“Këto gjurmë janë aq të madha sa ai do të duhej të ishte një dinozaur i quajtur ‘sauropodomorpha’”, ka thënë Cindy Howells, paleontologë në Muzeun Kombëtar të Uellsit.
Ky lloj dinozaurësh, “sauropodomorpha”, njihej për qafën shumë të gjatë, bishtin e gjatë, trup të madh dhe kokë të vogël.
