Platforma “Tripadvisor” ka publikuar përmbledhjen vjetore të bregdeteve më të mira për t’u vizituar në vitin 2025.
Sipas kësaj platformë, plazhi më i mirë në botë është Elafonissi në ishullin grek të Kretës.
Plazhi i Elafonnisit njihet për rërën rozë dhe të nxehtë, ujin kristal të qartë dhe “Tripadvisor” këshillon që të vizitohet në maj dhe shtator, jashtë pikut turistik.
Në vendin e dytë është plazhi Banana në Phuket, Tajlandë. I treti radhitet plazhi Eagle në Oranjestad, Aruba, e të katërtin Siesta në Florida.
Ndërsa në vendin e pesë është Praia da Falesia në Algarve, Portugali.
10 plazhet më të mira në botë për 2025-tën.
1. Elafonissi, Kretë, Greqi
2. Banana, Phuket, Tajlandë
3. Eagle, Oranjestad, Aruba
4. Siesta, Siesta Key, Florida
5. Praia da Falésia, Algarve, Portugali
6. Varadero, Varadero, Kuba
7. Bavaro, Punta Cana, Republika Dominikane
8. Playa de Muro, Mallorca, Spanjë
9. Kelingking, Nusa Penida, Indonezi
10. Myrtos, ishulli Kefalonia, Greqi