LAJMET E MBRËMJES

Specialja nuk e sqaron pse Krasniqi u detyrua ta hiqte kravatën para se të hynte në gjykatore

Në fillimin e procesit më të madh të Speciales kundër ish krerëve të UÇK-së,  Jakup Krasniqi kishte të vendosur këtë krevat kur edhe e prezantoi  fjalën hyrëse.

Atë e ka pasur të vendosur edhe herë të tjera siç është kjo më 24 prill, kur e ka përcjellë gjykimin në distancë.

Por pas më shumë së një vitit zyrtarëve të gjykatës speciale kravata që e vendosi të hënën Krasniqi tyre nuk u pëlqeu dhe i kanë që ta heqë.

Në opinionin kosovar është spekuluar se bëhet fjalë pikërisht për kravatën që Krasniqi e kishte vendosur në fillim të gjykimit.

Specialja nuk e adresoi publikisht ankesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit se pse ai është detyruar ta heqë atë para se të hynte në seancë.

Këtë çështje e ngriti që nga mëngjesi avokatja Alagendra Venkateswari, e cila u ankua se pse po detyrohet klienti i tij ta heqë kravatën që e ka vendosur edhe më herët.

VENKATESWARI ALAGENDRA – AVOKATE E JAKUP KRASNIQIT

"Zotëri Krasniqi e ka pasur një kravatë këtë mëngjes dhe ja kanë hequr. A mund të na thotë dikush pse i është hequr kravata zotëri Krasniqit sot paradite?", ka deklaruar ajo, derisa kreu i trupit gjykues, Charles Smith, tha se "as që e ka haberin për këtë".

"Ju lutem që sa më shpejt të na jepni këtë informatë...Sa për procesverbal, atë kollare e ka pasur të veshur edhe herë të tjera në gjykatore.", ka shtuar ajo.

Pas një pushimi të zgjatur, trupi gjykues nuk e ka adresuar në publik shqetësimin e mbrojtjes së Jakup Krasniqit për detyrimin për heqje të kravatës.

Trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith po sa u rikthye në transmetim e kaloi seancën në të mbyllur dhe më pas edhe e ndërpreu pa dhënë ndonjë shpjegim.

KOHA ka kërkuar sqarime lidhur me këtë çështje të Dhomat e Specializuara, por nuk ka pranuar përgjigje.