LAJMET E MBRËMJES

Shqiptarët drejt Preshevës e Bujanocit për të zgjedhur kryetarët e rinj

Preshevës e Bujanocit ia mësynë të dielën qytetarë nga Kosova për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të komunave.

Pikëkalimet kufitare te Dheu i Bardhë e në Muçibabë ishin të frekuentuara jo vetëm nga ata që synuan t'iu drejtohen kutive të votimit.

Por derisa në pikën kufitare që lidh Kosovën me Preshevën numri i qytetarëve ishte më i ulët, situatë tjetër ishte në atë që të çon në Bujanoc.

Ndonëse në njoftimet prej Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhej e ditur se s’ka kolona e për hyrje ka pritje deri në 5 minuta, ndryshe ishte gjendja në terren.

Disa nga qytetarët shpalosën pritjet e tyre nga zgjedhjet lokale, por pati edhe të atillë që nuk patën mundësi të votonin fare.

Përveç në Preshevë e Bujanoc, zgjedhjet lokale në Serbi janë duke u mbajtur edhe në 87 komuna të tjera, përfshirë këtu edhe rivotimin që do të mbahet në Beograd.