LAJMET E MBRËMJES

Rutte thotë se duhet të vazhdojë investimi i vendeve anëtare të NATO-s

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka marrë edhe zyrtarisht postin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s në një ceremoni në selinë e kësaj Aleance në Bruksel. 

Me këtë ka filluar mandati i ri, në të cilin e zëvendëson norvegjezin Jens Stoltenberg.

Rutte ka thënë se duhet të vazhdojë investimi i vendeve anëtare të NATO-s në rritjen e kapaciteteve ushtarake, duke nënvizuar se "të gjithë duhet ta marrin përsipër pjesën e vet të barrës për sigurinë e përbashkët".