LAJMET E MBRËMJES

Regjistrohen mbi 1.4 milion banorë rezidentë, AKS-ja ju bën thirrje qytetarëve të regjistrohen

Agjencia e Statistikave po u bën thirrje qytetarëve edhe nëpërmjet sms-ve që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit. Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri nëpërfdundim të procesit, derjtues të Agjencisë së Statistikave, kanë bërë të ditur se janë regjistruar më shumë se 1.4 milion banorë.

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundim të procesit të regjistrimit, Agjencia e Statistikave të Kosovës nëpërmjet sms-ve po ua bën me dije qytetarëve se regjistrimi është obligim ligjor.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën për media ka thënë se procesi po shkon sipas planeve dhe se deri tash janë regjistruar më shumë se 1.4 milionë banorë.

“Është një shkresë që na ka ardhur në javën e kaluar nga një komunë që ka kërkuar nëse ne nuk do ta mbështesim ndoshta nevojitet për t’u shtyrë (regjistrimi v.j.). Por, sipas disa informacioneve janë përgatitur disa shkresë që sot pritet me na u dorëzuar apo nesër nga disa komuna që kërkojnë me u shty për disa ditë regjistrimi i popullsisë. Në aspektin statistikor nuk paraqet sfidë për t’u shtyrë disa ditë regjistrimi. Edhe ne do t’i shqyrtojmë me vëmendje ato kërkesa edhe të shikojmë nëse kanë ndonjë bazë ato kërkesa”, ka deklaruar ai.

Kastrati ka theksuar se serbët në pjesën veriore vazhdojnë të kenë hezitim për të marrë pjesë në regjistrim. Megjthatë, ai pret që në ditët e mbetura të regjistrohen edhe ata.

“Nga dita e sotme janë hapur disa zyre që qytetarët munden me shkua me u regjistrua. Kjo është për Prisjhtinën. Domethënë u mundësohet qytetarëve, nëse për çdo rast regjistruesit nuk kanë mundur të kontaktojnë ekonomitë familjare munden me shkua qytetarët në zyrat e komunës edhe në zyrën e ASK-së janë regjistruesit. Domethënë duhet të vijnë në ASK apo në Komunë. Pra është edhe kjo mundësi për ata që udhëtojnë që kanë ndonjë rast urgjent”, është shprehur ai.

Ka shtuar se në disa komuna, si Prizren dhe Prishtinë janë hapur disa zyra për qytetarët që nuk kanë pasur mundësi të regjistrohen, të shkojnë në ato zyra.

Ka treguar se Komuna e Dragashit ka bërë kërkesë që të shtyhet data e përfundimit të procesit së regjistrimit, mirëpo ka thënë se do t’u ndihmojnë me staf, në mënyrë që procesi të mos shtyhet.

Kastrati ka thënë se në fillim të procesit kanë qenë rreth 150 ekonomi familjare që kanë refuzuar të regjistrohen, por që pas diskutimeve me ta, janë regjistruar.

Aktualisht ai thotë se janë më pak se 100 individë që po refuzojnë të regjistrohen, por sipas tij, lëndët ndaj tyre nuk do të procedohen deri në përfundim të procesit.

Regjistrimi i popullsisë ka filluar më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.