Fatmir Plakiqi po priste në oborrin e Ministrisë së Shëndetësisë, të enjten, derisa brenda objektit, bordi i Fondit për Sigurime Shëndetësore po vendoste rreth suspendimit të tij.
Mbledhja e bordit zgjati më shumë se një orë. Më pas, Plakiqi u ftua brenda, për t’ia dhënë lajmin.
Pasi doli nga mbledhja, ai nuk deshi të flasë për atë se çka ishte biseduar.
Suspendimin e përkohshëm të drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore e bëri të ditur zv. ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. Ajo i tregoi edhe arsyet të cilat çuan në këtë vendim.
KOHA para pak javësh ka publikuar një seri të gjatë hulumtimi për këtë fond dhe ofroi prova për keqpërdorime e keqmenaxhim. Rastet kanë të bëjnë me trajtimin e pacientëve në klinikat private jashtë vendit, kryesisht në Turqi.
Drejtori Plakiqi i kishte quajtur spekulime, në raportimin e tij para Komisionit të Shëndetësisë.
Por, për zv.ministren Gexha-Bunjaku, raportimet për keqpërdorimet në Fond janë shqetësuese. Ajo ka folur edhe për hapat që do të ndërmerren në këtë drejtim.
Në krye të Fondit të Sigurimeve shëndetësore ushtrues detyre u caktua Bujar Kaqurri.
Fatmir Plakiqi erdhi në krye të Fondit për Sigurime Shëndetësore në dhjetor të 2017-s.
Të gjitha publikimet për abuzimet me Fondin mund t’i gjeni këtu: