Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë përfunduar pa ndonjë rezultat takimet në Bruksel për çështjen e dinarit serb.
Zv.kryeministri Bislimi pas takimit ka thënë se ka nevojë edhe për një takim tjetër javën që vjen. Sipas tij, propozimet e palëve për çështjen e dinarit janë akoma larg njëra-tjetrës. E Petkoviqi ka akuzuar palën kosovare se nuk ka treguar “fare vullnet politik” për të arritur marrëveshje.