Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës policia ka ndaluar banorët e “Kalabrisë” që të pengojnë mbajtjen e seancës. Për planin rregullues të kësaj lagjeje është paraparë të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme.
Banorët e lagjes “Kalabria” të enjten nuk u lejuan nga policia që të futeshin në sallën ku do të mbahej seanca e cila përkundër premtimeve nuk kishte në rend dite planin rregullues për këtë lagje.
Pas një rezistence prej disa minutash në sallë u futën disa prej tyre.
Në duar mbanin pankarta me mbishkrime të tilla si “Jashtë POLITIKA nga interesant e banorëve” dhe “Deri kur më?” dhe “Basri Tërnava nuk e rrezikon askënd”.
Kjo pankartë u mbajt në duar pasi banori i Kalabrisë është arrestuar nga policia për kanosje të kryetarit Rama e kryesuesit Kupina.
Rama ka thënë se nuk ka pasur asnjë kërcenim ndaj tij.
Bahri Gashi nga AAK-ja kërkoi nga kryetari që javën që vjen të thërrasë seancë të jashtëzakonshme dhe të bëhet votimi i planit.
E ky propozim u përkrah edhe nga kryetari Rama. Ai u premtoi asamblistëve që do ta publikojë materialin online para mbledhjes.
Ai tutje kritikoi edhe opozitën për bërje të politikës së keqe.
Kuvendi Komunal gjatë të enjtes ka miratuar edhe disa pika të tjera sikurse ndarjen e mjeteve për Elza Ujkanin, vajzën e lënduar nga kulmi i rënë në objektin e komunës në lagjen “Arbëria”.
110 mijë euro kanë ndarë asamblistët e Prishtinës për Ujkanin si ndihmë për shërim të saj jashtë vendit.