Dardan Krivaqës, të dyshuarit për vrasjen e Marigona Osmanit, të hënën, i është kumtuar aktgjykimi për një rast tjetër.
Ai është dënuar me katër vjet burgim nga Gjykata Themelore e Ferizajt, për një rast të veprës penale “grabitje”, më 2012.
Sipas njoftimit të gjykatës, Krivaça bashkë më dy të pandehur të tjerë kanë grabitur një kazino në Ferizaj.
“I pandehuri i parë ka bërë rojë, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marrë 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në vendimin e Themelores së Ferizajt.
Ndaj Krivaçës po zhvillohet edhe një proces tjetër gjyqësor – ai për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.
Gjykata Themelore në Ferizaj në gusht të vitit të kaluar e dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, kurse të akuzuarin tjetër për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, Arbër Sejdiu, me 15 vjet burgim.
Por në shkurt të këtij, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë rast.