Në BE thonë se ka shpresë që këtë vit Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani në dialog, duke këmbëngulur se ato janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për targat këtë javë mes dy vendeve tregon se “kur ka vullnet nga palët, atëherë edhe përparimi është i mundur”.