LAJMET E MBRËMJES

BE: Kosova tregoi angazhim për parimet demokratike. NATO: Do të punojmë me këdo që udhëheq vendin

NATO-ja pret që sa më parë në Kosovë të formohet një qeveri stabile pas zgjedhjeve të së dielës dhe shprehet e gatshme të punojë me këdo që do ta udhëheqë vendin në të ardhmen. Shefi i NATO-s ka thënë se NATO-ja i ka përcjellë për së afërmi zgjedhjet si një proces demokratik në Kosovë. 

E përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kanë deklaruar se Bashkimi Evropian pret që të formohen Kuvendi dhe Qeveria e re dhe se do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian.