Atletja Shericka Jackson e Xhamajkës nuk do të vrapojë në 100 metra dhe ka theksuar se një lëndim i marrë në fillim të këtij muaji, ka luajtur rol në vendimin e saj.
Jackson ka thënë të mërkurën se do të ketë rezultat më të mirë në 200 metra vrapim, aty ku bashkë me Florence Griffith Joyner që mban rekordin botëror në këtë disiplinë, kanë kohën nën 21.5 sekonda.
Asnjë garuese tjetër nuk e ka këtë të arritur dhe Jackson shpreson që ta arrijë një tjetër sukses në karrierë.
Garat e atletikës në “Parisi 2024” nisin të premten.
Jackson, më herët gjatë këtij viti, i ka fituar titujt shtetëror në të dyja distancat.
30-vjeçarja në “Tokio 2020” e fitoi medaljen e bronztë.