Lajme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti me diell

Instituti Hidrometeorologji i Kosovës (IHK) ka njoftuar se moti në pesë ditët e ardhshme në Kosoëv do të jetë kryesisht i vranët.

Sipas IHK-së pritet të ketë edhe intervale me diell por edhe riga shiu. 

Ditën e hënë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende - vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë  nga drejtimi i verilindjes.

Ditën e mërkurë, sipas IHK-së do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq të premten, do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindjes.

Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica, njofton IHK-ja.