Kulturë

Visar Mulliqi rrëfen me vepra shumëngjyrëshe në kryeqytetin francez

Përtej ngjyrave

“Është një vazhdimësi prej Shkupit kur e kam pasur më parë një ekspozitë. Kjo është ekspozita e parë për sivjet, tash do të shohim që ta kemi një ekspozitë në Austri, në Salzburg ose në Graz. Në këtë të fundit synoj të kthehem pas vitit 1998 kur e kisha një ekspozitë. Njeriu kur bën ekspozita tregon që është duke punuar, që është aktiv”, ka thënë piktori Visar Mulliqi. Vetë titulli ka thënë se është si moto e tij duke qenë se njihet si kolorist. Me të njëjtin titull pati ekspozuar edhe në Maqedoni të Veriut

Ishte viti 2015 kur artisti Visar Mulliqi do të ekspozonte në Paris në galerinë “Nicolas Deman” në Paris e një vit më pas në Shtëpinë e Shqipërisë në kryeqytetin francez. E në qytetin e artit, Mulliqi do të kthehet për të pestën herë. Ekspozita “Përtej ngjyrave” do të zërë vend në “Babel Galerie” ku shumica e veprave do të shihen për të parën herë. Janë 12 vepra gjithsej në ekspozitën që në frëngjisht merr emrin “Au delà des couleurs”. Tetë prej tyre janë të reja dhe siç ka bërë të ditur autori i tyre, Visar Mulliqi, janë vepra që janë krijuar si vazhdimësi të cikleve të ndryshme të punimeve të tij

Jo pak është prezantuar arti i Kosovës në skenën ndërkombëtare. Ishte viti 2015 kur artisti Visar Mulliqi do të ekspozonte në Paris në galerinë “Nicolas Deman” në Paris e një vit më pas në Shtëpinë e Shqipërisë në kryeqytetin francez. E në qytetin e artit, Mulliqi do të kthehet për të pestën herë. Ekspozita “Përtej ngjyrave” do të zërë vend në “Babel Galerie” ku shumica e veprave do të shihen për të parën herë.

Janë 12 vepra gjithsej në ekspozitën që në frëngjisht merr emrin “Au delà des couleurs”. Tetë prej tyre janë të reja dhe siç ka bërë të ditur autori i tyre, Visar Mulliqi, janë vepra që janë krijuar si vazhdimësi të cikleve të ndryshme të punimeve të tij.

“Punimet e mia në esencë janë në lidhje me rrethin ku jetoj. Edhe lulet, edhe njerëzit, fytyrat që i pikturoj, peizazhet, të gjitha janë të krijuara prej përjetimeve të mia në Kosovë. Sidomos prej viteve ’80, ’90 kur ishte më pak e ndërtuar, ka pasur një lloj bukurie, sidomos në kohëra me shi. Ashtu unë gjithmonë e kam përjetuar dhe transmetuar përmes ngjyrave dhe brushës në pëlhurë. Atje kam disa cikle, si ajo e peizazheve, pallateve, lulet që tregojnë jetë, dinamikën por edhe lulëzimin e jetës”, ka thënë Mulliqi.

Artisti nuk e ka të mundur që të dërgojë më shumë vepra për shkak të transportit. Megjithatë, veprat e Mulliqit me dimensione të mëdha e përplot ngjyra, tërheqin vëmendje dhe e thellojnë vizitorin në to.

“Tetë vepra të reja janë dhe katër të tjera janë vepra që i kam atje. Për shkak të transportit janë zgjedhur vetëm tetë, edhe pse kam vepra të tjera të papublikuara”, ka bërë të ditur artisti Mulliqi.

Vetë titulli ka thënë se është si moto e tij duke qenë se njihet si kolorist. Me të njëjtin titull pati ekspozuar edhe në Maqedoni të Veriut.

“Është një vazhdimësi prej Shkupit kur e kam pasur më parë një ekspozitë. Kjo është ekspozita e parë për sivjet, tash do të shohim që ta kemi një ekspozitë në Austri, në Salzburg ose në Graz. Në këtë të fundit synoj të kthehem pas vitit 1998 kur e kisha një ekspozitë. Njeriu kur bën ekspozita tregon që është duke punuar, që është aktiv”, ka thënë piktori Visar Mulliqi.

Në nëntor të vitit 2021, ekspozita e tij personale me titull “Përtej ngjyrave” që hapur në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut.

Natyrisht se me këto prezantime, komuniteti artistik atje njihet me krijimtarinë e Mulliqit. Ai është shprehur se për të pasur vlerë më shumë vepra, klasikja duhet të ketë ndërlidhje me bashkëkohoren.

“Komuniteti artistik shqiptar atje më njeh, por ka nisur të më njohë edhe ai francez. Ata kanë raporte të mira me mua dhe unë mundohem t’i mbaj për ta ngritur sa më shumë kualitetin tim. Unë edhe kur pikturoj, tregoj Kosovën nëpërmjet pikturës sime. Në esencë është aty. Atë mundohem ta bëj gjithmonë dhe që piktura të mos jetë interesante vetëm për momentin, por që mund të mbetet e të shihet. Kjo është e mira, sikur muzika e viteve ’90”, është shprehur Mulliqi, puna profesionale e të cilit numëron tri dekada, që nga ekspozita e parë profesionale më 1995.

Visar Mulliqi ka studiuar pikturë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe më 1997 mbaroi edhe studimet në nivelin Master. Që nga viti 1990, Visar Mulliqi ka hapur 15 ekspozita personale. Pos nëpër qytetet në vend e rajon, ka ekspozuar edhe në Paris e në Graz. Me ekspozita kolektive puna e tij është shfaqur në Austri, Japoni, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Shqipëri e Kosovë.

Puna e Mulliqit, sipas kritikës, karakterizohet nga abstraktja dhe përdorimi i kontrastit të ngjyrave që tërheq lehtësisht vëmendjen. Sipas përshkrimit të veprës së tij, pikturat e tij shpesh transmetojnë optimizëm, duke e lënë shikuesin të intriguar nga struktura, tekstura dhe kombinimi i ngjyrës.

Organizatorët e ekspozitës në Paris kanë shkruar se “puna e Mulliqit karakterizohet nga abstraksioni i tij dhe përdorimi i kontrasteve të ngjyrave që tërheqin lehtësisht vëmendjen”.

Ka bërë të ditur se tanimë ka siguruar audiencën edhe në ngjarjet që organizon jashtë vendit.

“Kur kam nisur të bëj ekspozitat e para në Paris, njerëzit kanë hezituar të vijnë, tani po bisedoja me disa miq të mi të cilët po i ftoja dhe të gjithë shprehin dëshirë të vijnë pasi e dinë se çfarë do të shohin. Ngjyrat në piktura janë shumë të mira dhe janë shumë ‘in’ edhe në Paris”, është shprehur Visar Mulliqi.

Pos ekspozitave, vitin e kaluar atje u promovua edhe monografia “Visar Mulliqi” me autor Luan Ramën.

Vepra është përshkrim që kombinon rrëfimin jetësor nga fëmijëria e deri më sot dhe ka për protagonist piktorin. Monografia zbulon opusin e Visar Mulliqit si krijues që nga vepra e parë në moshën 6-vjeçare. Është një lloj katalogu i opusit të tij e referencë për krijimtarinë e deritanishme.

Ekspozita “Përtej ngjyrave” do të qëndrojë e hapur nga 21 marsi deri më 4 prill.