Kitaristi britanik John Sykes, që ishte më së miri i njohur për punën e tij me grupet e muzikës rok “Thin Lizzy” dhe “Whitestnake”, vdiq të hënën në moshën 65-vjeçare, raporton "CNN". Ai ishte i sëmurë me kancer.
“Do të mbahet në mend nga shumë si një burrë me talent të jashtëzakonshëm muzikor, por për ata që nuk e kanë njohur personalisht, ai ishte burrë i sjellshëm dhe karizmatik, prania e të cilit ndriçonte dhomën”, thuhet në një komunikatë në faqen zyrtare të Sykesit në Facebook.
Në një postim në “Instagram” të hënën, David Coverdale, vokalisti dhe themeluesi i grupit “Whitesnake”, postoi disa foto të tij me Sykesin nga vitet ’80, ndërsa i ofroi “ngushëllime të sinqerta familjes (së Sykesit), shokëve dhe adhuruesve”.