Kulturë

Vdiq Filip David – shkrimtari e luftëtari i paqes

Filip David

Filip David, shkrimtar, ish-redaktor i Programit të Dramës në Televizionit e Beogradit, profesor i dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd por mbi të gjitha një luftëtar unik për paqe e denoncues i krimeve të Serbisë, ka vdekur në moshën 84-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, kanë raportuar të hënën mediat në Serbi. 

Qe njëri prej themeltarëve i Qarkut të Beogradit që bashkonte shkrimtarë e intelektualë me idenë e rezistencës përballë “urrejtjes, spastrimit etnik, retorikës luftënxitëse, dëbimit dhe zhvendosjes me dhunë”. Në prillin e vitit 1992 në Beograd, qe mbajtur takimi i parë mi atyre që u quajtën “Serbia tjetër”, përderisa Bosnjë-Hercegovina ishte në flakët e luftës, një vit më parë Kroacia dhe Sllovenia shpallën pavarësinë, e retorika nacionaliste shpërndahej gjithnjë e më tepër. 

“Ne avokuam për një Serbi tjetër që nuk pajtohet me krimet. Mund t’u duket se nuk ishte një numër i madh, por është, sepse këta ishin emra që nënkuptonin diçka, ishte një rezistencë ndaj gjithçkaje që po ndodhte në mjedisin në të cilin jetonim”, kishte thënë Filip David për BBC në serbisht, në qershorin e vitit 2022.

Filip David me prejardhje hebraike u lind në vitin 1940 në Kragujevc, diplomoi në Fakultetin Filozofik në Akademinë për Teatër, Film dhe Televizion. Në vitin 1991 ishte përjashtuar nga puna për shkak të formimit të Sindikatës se Pavarur të Radiotelevizionit të Beogradit. Është një nga themeluesit e Shoqatës se Shkrimtarëve të Pavarur, themeluar në vitin 1989 në Sarajevë, që mblidhte shkrimtarët më të rëndësishëm nga viset e ish-Jugosllavisë. 

Ka shkruar shumë drama televizive dhe skenarë filmash. Ka ka botuar tre libra me tregime : “Pusi në pyllin e errët ”, “Shënime për realen dhe jorealen”, “Princi i vatrës”, romanet “ Pelegrinët e qiellit dhe të tokës”, “Ëndrra për dashurinë dhe për vdekjen ”, “Shtëpia e kujtesës dhe e harresës” librin “Fragmente nga kohërat e errëta ” dhe “A jemi përbindësha”, “Botët në kaos”. Së bashku me shkrimtarin Mirko Kovaç kanë publikuan “Librin e letrave 1992-1995”. Tregimet dhe romanet e tij kanë marre disa çmime: shpërblimin për shkrimtarin më të mirë të ri, shpërblimin e Shoqatës se Shkrimtarëve “Milan Rakiq” , Çmimin e BIGZ-dhe të Prosvetas për librin më të mirë të vitit, Çmimin e Andriqit, atë të javores NIN për romanin më të mirë të vitit, çmimin “Mesha Selimoviq” në Tuzllë. Nga fillimi i luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë ka shkruar numër të madh tekstesh të angazhuara kritike të botuara në “Nasha borba”, “Feral Tribun”, “Danas” dhe në shumë gazeta e revista në vend e në botën e jashtme dhe të emetuara në Radion franeze (RFI).

Ishte anëtar i “Grupit letrar 99“, të themeluar në Panairin e Librit në Frankfurt në vitin 1999. Librat e Filip Davidit janë përkthyer në shumë gjuhë (hungarisht, frëngjisht, shqip, suedisht, sllovenisht, gjermanisht, italisht, anglisht, polonisht, maqedonisht, esperanto), kurse tregimet e tij janë përfshirë në mbi njëzet antologji në gjuhë të ndryshme botërore.