Aktorja e njohur kosovare, Shirine Morina, ka vdekur të dielën e 14 prillit.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji”, ka shkruar ai, duke u shprehur më tej ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik.