Kulturë

Tregtarja spanjolle e artit nën hetime për pikturën e humbur të Caravaggios

Muzeu

Muzeu Prado në Madrid

Piktura e Caravaggios që për një kohë të shkurtër vlerësohet e humbur, tani është në qendër të një hetimi të madh mashtrimi në Spanjë. 

Vepra e artit “Ecce Homo with two executioners” u shit në fillim të vitit 2023 nga Herennia Trillo, një tregtare spanjolle e artit, për afër 300 mijë dollarë. Sipas gazetës spanjolle “El Confidencial”, ekspertët nga muzeu “Prado” në Madrid e studiuan veprën dhe shpejt ia hoqën pikturës atributin ilustrues. 

Rasti raportohet të ketë përfshirë falsifikim dokumentesh, një ekspert të supozuar të “Uffizi” dhe një galeri që akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e të ardhurave. Autoritetet spanjolle tani po hetojnë Trillon. Ajo mund të ketë bashkëpunuar me Sara Muñoz, e cila dyshohet se është paraqitur si eksperte e Caravaggios nga galeria “Uffizi” në Firence si dhe me tregtarin David Badia nga Madridi, i cili dyshohet se ka lëshuar fatura të falsifikuara për të mos u deklaruar fitimet e Herennia Trillo. 

“El Confidencial” e ka bërë të ditur lajmin në rrjetin “X”. Ka postuar një foto të veprës “Ecce Homo with two executioners” ku shfaqet një burrë me pamje të zymtë dhe fytyrë të zbehtë që duket se mban një kurorë me gjemba dhe një copë druri të hollë, së bashku me një fotografi të Trillos. 

E blerë në dhjetor të 2022-tës për vetëm 16 mijë e 939 euro, piktura u rishit në shkurt të 2023-tës për 270 mijë euro. Blerësi u shty të besonte se ata po e siguronin një vepër të humbur prej kohësh nga mjeshtri italian i barkut, por kur u kërkua verifikim, Trillo refuzoi. Në vend të kësaj, ajo ka thurur atribute alternative, duke përfshirë piktorin francez të frymës së Caravaggios, Valentin de Boulogne. 

Deri në verën e vitit 2023, ekspertët e “Prados” ishin në këtë rast. Ata zbuluan se piktura i përkiste traditës më të gjerë të barokut italian, por se nuk kishte asnjë lidhje me Caravaggion. Në vend të kësaj, ata thanë se vepra ishte e punuar nga një artist anonim nga shkolla e Annibale Caracci – rivali stilistik i Caravaggios, i njohur për qasje më të idealizuar ndaj pikturës. Me këtë, shuma e vlerësuar e veprës, nga afër 300 mijë dollarë, ra në vetëm 22 mijë dollarë. 

Sipas “El Confidencial”, Trillo i ka bërë presion blerësit që të nxitonte në blerje me pretendimin se investitorët e tjerë po qarkullonin. Pasi paratë qarkulluan, ajo dyshohet se refuzoi vërtetimin e mëtejshëm dhe u përpoq t’ia dërgonte pikturën vetes në Zvicër në vend se t’ia dorëzonte blerësit të mashtruar. Ky veprim çoi në ankesë zyrtare duke bërë që në qershorin e kaluar Garda Civile e Spanjës të bastisë shtëpinë e Trillos dhe të sekuestrojë pikturën. Që atëherë, Trillo ka mohuar këto akuza.

Veprat e vërtetuara të Caravaggios pritet të shiten me shuma më të mëdha. Vetëm vitin e kaluar një tjetër vepër “Ecce Homo” – për vërtetimin e së cilës si vepër e Caravaggios ndihmoi “Prado” -  u shit për 39 milionë dollarë, një rritje meteorike nga vlerësimi fillestar i ankandit prej shumës një mijë e 780 dollarë./Art News