Kulturë

Stanaj, ylli i skenës në finalen e Festivalit

Stanaj

Në natën finaliste befasia e parë për publikun e Festivalit ka qenë këngëtari shqiptar me emrin skenik Stanaj që po bën karrierë në skenën amerikane. 

“Po kënaqem që jam këtu, faleminderit për mikpritjen”, kanë qenë fjalët e para të tij në skenë. Derisa ka përmendur shkurt rrugëtimin e tij muzikor, ka thënë se këngët folklorike ishin të parat që këndonte. 

“Kur kam qenë i vogël kam kënduar këngë folklorike”, ka thënë ai. Disa vargje të një kënge edhe i ka interpretuar. Më pas ka interpretuar këngën e tij më të re “Glory” e lansuar të premten. 

Këngët e tij në zhanrin ‘soulful pop’ të cilit edhe i takon krijimtaria e tij i ka sjellë në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës. 

Kantautori Albert Stanaj, i njohur me emrin skenik sipas mbiemrit të tij, u lind në Shkodër dhe u rrit në New York. Artisti 30-vjeçar nisi karrierën profesionale muzikore me këngën e tij debutuese “Ain’t love strange” e publikuar në vitin 2016. Pos kësaj, disa prej këngëve të tij të njohura janë “Romantic”, “This is the way i love her”,  “Bed of roses” me Afrojack e “Dirty Mind” me artistin Ty Dolla $ign. 

Këngët e tij janë të përmbledhura në dy albume: “The Preview”  në vitin 2016 dhe “From a Distance” vetëm një vit më pas.
 

Lexo përditësimet tjera
Dea Strica duke interpretuar këngën “N’Shqipni”, të shtunën mbrëma, në natën finale të Festivalit të Këngës në RTK

Nata finale e Festivalit të Këngës