Njëra prej veprave të fundit të Ludwig van Beethovenit në pronësi private është bërë pronë e Shtëpisë së Beethovenit në Bonn. Një ekspozitë speciale për blerjen e dorëshkrimit është planifikuar prej qershorit deri në gusht të këtij viti. “Opus 130” për kuartet harqesh cilësohet si ritmikisht shumë komplekse dhe e rëndë
DPA – Shtëpia e Beethovenit në qytetin gjerman perëndimor, Bonn, ka blerë dorëshkrimin e rëndësishëm origjinal të kompozitorit Ludwig van Beethoven me ndihmën e donatorëve publikë dhe privatë. Fondacioni Kulturor i Shteteve Federale Gjermane ka njoftuar të martën se dokumenti është akti i plotë i kuartetit të harqeve nr. 13 të Beethoven – “Opus 130”.
Dorëshkrimi, i shkruar në vitin 1825, përbëhet nga nëntë faqe me 15 pjesë të veprës muzikore. Nëpërmjet tij zbulohen shënime dhe korrigjime të bëra nga kompozitori legjendar, i cili vdiq në vitin 1827.
Shtëpia e Beethovenit është në vendlindjen e kompozitorit në Bonn dhe përfshin një muze, sallë koncertesh, qendër kërkimore dhe arkiv.
Kryetari i fondacionit, Daniel Hope, ka thënë se dokumenti ishte dorëshkrimi i fundit i njohur i Beethovenit ende në pronësi private.
Një ekspozitë speciale për blerjen e dorëshkrimit është planifikuar prej qershorit deri në gusht të këtij viti.
Dorëshkrimi ka një histori dritëhijesh. Që prej viteve 1920 ishte në duart e familjes hebraike Petschek, e cila u persekutua nga nazistët dhe u largua nga Republika Çeke në vitin 1938, me pronat e saj të konfiskuara.
Në vitin 2022 u bë kthimi i pasardhësve, të cilët ranë dakord t’ia shisnin dorëshkrimin Shtëpisë Beethoven.
Julia Ronge, e cila përkujdesej për këtë koleksion shprehu mirënjohjen e saj që pasardhësit e Petschek kanë vendosur t’ia lënë këtë thesar një institucioni gjerman pavarësisht historisë së tyre familjare.
Kompozitori Jörg Widmann ia bëri një zbërthim “Opus 130” për kuartet harqesh të zbuluar në dorëshkrim – të cilin ai e përshkroi si ritmikisht shumë kompleks dhe të rëndë.