Kulturë

Shtëpia 300-vjeçare e Pashko Vasës në Shkodër drejt restaurimit të plotë

Shtëpia e cila ka një histori mbi 300-vjeçare në Shkodër, ka rëndësi historike e turistike. Ajo është e njohur jo vetëm si vendlindja e Pashko Vasës, por edhe si selia e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Shtëpia e cila ka një histori mbi 300-vjeçare në Shkodër, ka rëndësi historike e turistike. Ajo është e njohur jo vetëm si vendlindja e Pashko Vasës, por edhe si selia e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Punimet për mirëmbajtjen e pasurisë kulturore “Shtëpia e Pashko Vasës” në Shkodër, kanë hyrë në fazën e radhës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e këtij qyteti ka bërë të ditur se “janë restauruar ambientet e jashtme dhe të brendshme, duke u konsoliduar suvatimet e mureve për të garantuar ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e ndërtesës”.

Sipas historikut, Shtëpia e Pashko Vasës është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër. Punimet po realizohen duke respektuar teknikat e vjetra të restaurimit, me qëllim ruajtjen e autenticitetit të kësaj ndërtese historike”.

“Shtëpia, e cila ka një histori mbi 300-vjeçare, ka rëndësi historike e turistike. Ajo është e njohur jo vetëm si vendlindja e Pashko Vasës, por edhe si selia e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, shkruhet në njoftim.

Shtëpinë e rrethojnë muret e larta karakteristike të Shkodrës dhe në oborrin e saj ndodhen ende pusi i gurtë, lugu prej guri i larjes së rrobave, govata prej guri për shpëlarjen e rrobave dhe shkalla prej guri të latuar. Sot, kjo shtëpi është monument kulture, kategoria e parë dhe u është kthyer si pronë private trashëgimtarëve, prej vitit 1971.

Vaso pashë Shkodrani, lindi në Shkodër më 17 shtator 1825 dhe vdiq në Bejrut më 29 qershor 1892, i njohur në letërsinë shqipe thjesht si Pashko Vasa, qe nëpunës i konsullatës britanike në Shkodrën osmane, oficer kalorësie në Bolonjë, revolucionar i Risorgimentos, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Për shërbimet që i kishte bërë perandorisë, u dekorua me medaljet "Osmanije" dhe "Mexhidije", të arit dhe të argjendit. Më 1978, me rastin e njëqindvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, eshtrat e tij u riatdhesuan dhe prehen në varrezat e dëshmorëve në Shkodër.