Kulturë

Qyteza polake frymon me tinguj shqip në uverturën e “Siparantumit”

Kori Siparantum

Qendra Kulturore e Pobiedziskas me rreth 9 mijë banorë ka pritur anëtarët e Korit të Kosovës të themeluar më 2017 (Foto: Arben Llapashtica)Qendra Kulturore e Pobiedziskas me rreth 9 mijë banorë ka pritur anëtarët e Korit të Kosovës të themeluar më 2017 (Foto: Arben Llapashtica)

Pobiedziska nja 30 kilometra larg Poznańit, ka qenë stacioni i parë i “Siparantumit” në atë që është një lloj miniturneu në Poloni. Veprat si “EX ALPES” e Memli Kelmendit, “Të falemi o dhe” e Rauf Dhomit e “Before” e Mendi Mengjiqit, kanë qenë një lloj introje për koncertin që aty-këtu ka pasur edhe ndonjë vepër të kompozitorëve të huaj. Por, në fakt ky është vetëm fillimi i paraqitjeve të radhës të Korit nga Kosova, tashmë të njohur botërisht

Pas suksesit në Belgjikë e pjesëmarrjes në shënimin e 200-vjetorit të premierës së “Simfonisë së nëntë” të Beethovenit në Vjenë, kori “Siparantum” ka vazhduar më në lindje të Evropës. Nuk ka qenë asnjëherë në Poloni. E, këto ditë qyteti perëndimor polak, Poznańi, është nikoqir i Korit nga Kosova. 
Festivali “Universitas Cantat” tash e 16 edicione – i cili pak pas themelimit me 1998 vendosi që të jetë bienale – mbledh koret më të mira të Polonisë. Çdo vit mysafirë janë edhe disa kore të vendeve të tjera. Sivjet “Siparantum” renditet krahas korit universitar finlandez, “Teekkarikuoro” dhe atij universitar tajlandez, “Mahidol”. 

“Siparantum” e ka bërë zakon që në udhëtimet si ky po me interpretime të lërë shenjë edhe duke shpalosur pak nga tradita korale e vendit prej nga vjen, Kosovës. Interpretimi i parë në kuadër të Festivalit është bërë pikërisht në këtë frymë. 

Nja 28 kilometra në lindje të qytetit nikoqir zë vend qyteza Pobiedziska. Qendra kulturore e këtij vendbanimi me rreth 9 mijë banorë ka pritur anëtarët e Korit të Kosovës të themeluar me 2017. Fokusi ka qenë te shpalosja e veprave të muzikës korale nga Kosova për banorët lokalë që frekuentojnë qendrën kulturore të kësaj qyteze. Në njëfarë forme qe akordim i “Siparantumit” për koncertin e radhës në kuadër të Festivalit.

Fokusi ka qenë te shpalosja e veprave të muzikës korale ngaFokusi ka qenë te shpalosja e veprave të muzikës korale nga Kosova për banorët lokalë që frekuentojnë Qendrën Kulturore të kësaj qyteze Kosova për banorët lokalë që frekuentojnë Qendrën Kulturore të kësaj qyteze

Veprat si “EX ALPES” e Memli Kelmendit, “Të falemi o dhe” e Rauf Dhomit e “Before” e Mendi Mengjiqit, kanë qenë një lloj introje për koncertin që aty-këtu ka pasur edhe ndonjë vepër të kompozitorëve të huaj. 

Publiku lokal zor të këtë hasur ndonjëherë në muzikë shqiptare e atë korale të Kosovës. “Janinës ç’i panë sytë” orkestruar nga Milto Vako e “Kopile moj kopile” orkestruar nga Memli Kelmendi bashkë me “Nji lule” të Rexho Mulliqit kanë qenë pjesa tjetër e koncertit ku janë luajtur edhe “Pax” e Kelmendit, “Pakëz në ëndërr, pakëz në zhgjëndërr” e Baki Jasharit dhe “Për ty Atdhe” e Pjetër Gacit. 

Të pranishmit, në numër modest pos traditës së muzikës korale të Kosovës kanë parë edhe shkathtësitë e një formacioni koral vullnetar. Polonia është vendi i kompozitorëve të nivelit të Frederic Chopin dhe muzika klasike është shoqëruese e një pjese të madhe të banorëve. Në një qendër të vogël kulturore interesimi për një kor mysafir nuk është edhe aq i vogël. 

“Misioni i Korit është promovimi i vlerave në arenën ndërkombëtare. Besoj se ne si Kor këtë mision po e realizojmë me sukses. I gjithë programi iu dedikua muzikës shqipe. Sonte interpretuam vepra të kompozitorëve tanë të cilat kanë shumë rëndësi jo vetëm për ne si kor, por për historinë e muzikës korale në Kosovë. Mendoj që diplomacia kulturore ose promovimi më i mirë i kulturës në arenën ndërkombëtare mbeten festivalet si ky ku jemi tash”, ka thënë dirigjenti e udhëheqës artistik i “Siparantumit”, Memli Kelmendi.

Publiku lokal zor të ketë hasur ndonjëherë në muzikë shqiptare e atë korale të Kosovës

Si diçka të veçantë e ka përshkruar këtë interpretim solisti Leon Shehu. 
“Është shumë ndjenjë e mirë përderisa mund të shfaqim talentin tonë para popujve të ndryshëm”, ka thënë ai. 

Solistja Elona Alshiqi krejt këtë e ka parë si mundësi të mirë që të shpërfaqin talentin e njëkohësisht kulturën e vendit prej nga vijnë. 

“Është ndjesi e papërshkrueshme kur marrim sidomos duartrokitjet e mëdha në fund të koncerteve. Shpresoj që secili artist t’i përjetojë këto ndjenja e këto skena”, ka thënë ajo. 

Festivali që bashkon koret nga Polonia e disa mysafire nikoqirllëkun e bën në një qytet për të cilin qysh në hyrje lajmërohet se bëhet fjalë për një vendbanim me vlera të mëdha në trashëgimi kulturore. Poznań daton me status qyteti prej vitit 1253, e nja 100 vjet më herët si vendbanim. Pjesa e vjetër e qytetit mban frymën mesjetare të arkitekturës i shtrirë pranë lumit Warna. Qyteti ishte më vete edhe njëfarë shtëpie e muzikës klasike. E sivjet i ka rastisur që të jetë nikoqir i një kori që pavarësisht se ende nuk ka mbushur një dekadë ka përvojë në skena jo të vogla. 

Janë të pashmangshëm në festa e jubile. Para Polonisë, këtë muaj qenë në Vjenë. Në 200-vjetorin e “Simfonisë së nëntë” të Ludwig van Beethovenit, katër qytete evropiane kanë pasur festë. Në Milano, Lepizig, Paris dhe Vjenë është luajtur ajo që llogaritet të jetë njëra ndër veprat më të rëndësishme vokalo-instrumentale të muzikës klasike. Vepra është përgatitur nga orkestrat më të mira të këtyre qyteteve dhe formacionet korale që i japin zë “Odes së gëzimit”, i shquar si himn i Evropës.

Koncerti në njëfarë forme ka qenë akordim i “Siparantumit” për koncertin e radhës në kuadër të festivalit “Universitas Cantat”

Këtë festë e ka ndihmuar edhe Kosova nëpërmjet korit “Siparantum”. Anëtarët e këtij formacioni koral kanë interpretuar me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe korin “Singakademie”. I janë bashkuar koncertit simbolik pikërisht në qytetin ku më 7 maj 1827 ishte dhënë edhe premiera e kësaj vepre, më e njohura e kompozitorit gjerman që u lind në Bonn dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Vjenë.
Anëtarët e “Siparantumit” për tri net radhazi, më 30, 31 dhjetor dhe 1 janar, kishin interpretuar në Sallën Koncertale të Vjenës pikërisht këtë vepër në kuadër të të njohurve “Silvster Concerts”.

Por kësaj radhe simbolika ishte tjetër. Nën dirigjimin e maestros Petr Popelka Orkestra, Simfonika e Vjenës së bashku me dy formacionet korale ka festuar përvjetorin e veprës e njëkohësisht kanë nderuar njërin prej kompozitorëve të mëdhenj të muzikës klasike.

“Siparantum” e ka bërë zakon që në udhëtimet si ky po me interpretime të lërë shenjë edhe duke shpalosur pak nga tradita korale e vendit prej nga vjen, Kosovës. Interpretimi i parë në kuadër të Festivalit është bërë pikërisht në këtë frymë

Paraprakisht në fund të prillit në Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinj që mbahet në Belgjikë, “Siparantum” ka dalë i pari në kategorinë “G”. Në ngjarjen e madhe Kori nga Kosova qe pjesëmarrës midis 93 koreve nga 19 shtete të ndryshme. 

Në Poloni do të interpretojë edhe sonte (e enjte). Njëra prej sallave me akustikën më të mirë në këtë shtet do të jetë në dispozicion të “Siparantumit”. Anëtarët aty do të tregojnë shkathtësitë përballë audiencës. Shkathtësi që i kanë dëshmuar në jo pak raste.