Kulturë

Prezantuesja e Finlandës refuzon t’ia japë 12 pikë Izraelit në prova

Eurovision

Edicioni i sivjetshëm i Eurovisionit me siguri do të mbahet mend ndër të tjera për skandalet e shumta që e shënuan garën. Finalja e Eurovisionit mbahet sot (e shtunë, 11 maj).

Të premten në mbrëmje, gjatë provave për votim, ndodhi diçka e pazakontë në arenën e Malmos, aty ku po organizohet edicioni i sivjetmë i garës së këngës.

Gjatë provave, prezantuesja e Finlandës, e cila sipas rregullit, duhej t’ia jepte 12 pikë Izraelit, ka refuzuar ta thotë emrin e shtetit hebre.

Në vend të “Izrael”, finlandezja thotë se “i japim 12 pikë Irlandës”.

“Nuk të dëgjojmë mirë, a mund ta përsërisësh?”, e pyet moderatorja e Eurovisionit nga Suedia.

Prezantuesja finlandeze përsëriti: “Irlandë”.

Pas kësaj, programi u mbyll dhe më pas foli drejtori i Eurovisionit.

“Është mirë që kemi këto prova. Sipas simulimit të sotëm, 12 pikë duhet t'i shkojnë Izraelit”, ka thënë ai.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

VIDEO:

Eurovisioni i sivjetmë u përball edhe me protesta të shumta, që kërkuan përjashtimin e Izraelit nga gara për shkak të luftës në Gaza.

Gjatë ditës së sotme u mor vendim për përjashtimin e Holandës nga finalja, pas një “incidenti” që përfshiu këngëtarin Joost Klein gjatë paraqitjes në gjysmëfinale të enjten.

LEXO EDHE: