(The Hollywood Reporter) - Ani pse ka më shumë se tre muaj deri te ceremonia e madhe, tashmë kanë nisur ethet e çmimeve “Oscar”. “Academy Awards” ka dalë me listën e ngushtë për nominime në dhjetë kategori, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë ndërkombëtar – ku as sivjet Kosova s’ia ka mësyrë fare – sikurse edhe ajo për dokumentarin e shkurtër, ku vendi kishte një shans me “Krahët e punëtorëve” të Ilir Hasanajt.
Tek ajo që fut në garë filmat që i propozojnë shtetet, shihet se larg çmimit të madh janë krejt vendet e Ballkanit. Serbia e synonte çmimin me “Konsullin rus”, një propagandë për “Kosovën serbe”.
As Shqipëria nuk ia ka dalë me “Pikë uji” nën regji të Robert Budinës, një produksion ku Kosova ka hisen e vet me Gresa Pallaskën në rolin kryesor, tok me Arben Bajraktarajn, si dhe Doruntina Bashën si bashkëskenariste.
“Oscars”, në marsin e vitit që vjen shënon edicionin e 97-të. “Academy Awards” ka nxjerrë listat e ngushta për nominim në kategoritë për “Film dokumentar me metrazh të gjatë”, “Film dokumentar i shkurtër”, “Film ndërkombëtar me metrazh të gjatë”, “Film i shkurtër”, “Grimi dhe stilizimi i flokëve”, “Muzika origjinale”, “Kënga origjinale”, “Film i animuar i shkurtër”, “Zërim” dhe “Efekte vizuale”.
“Emilia Pérez”, “The Apprentice”, “Dune: Part Two”, “Beetlejuice Beetlejuice”, “Nosferatu”, “Wicked”, “Challengers”, “The Wild Robot”, “Gladiator II” dhe “Blitz”, janë disa prej filmave që arritën të hyjnë në listën e ngushtë të këtyre kategorive.
Votimi për çmimet “Oscar” nis më 8 janar dhe vazhdon deri më datë 12 të atij muaji. Nominimet bëhen të ditura më 17 janar. Kurse votimi final për shpalljen e fituesve, fillon më 11 shkurt dhe përfundon pasditen e 18 shkurtit.
Komediani i njohur, Conan O’Brien, do të jetë prezantues i ceremonisë, e cila do të mbahet më 2 mars 2025. Ajo do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin ABC dhe në më shumë se 200 shtete anekënd botës.
Raj Kapoor dhe Katy Mullan janë rikthyer si producentë ekzekutivë të ngjarjes, kurse Hamish Hamilton do të shërbejë përsëri si regjisor.
Pesëmbëdhjetë filma do të avancojnë në kategorinë e “Filmit dokumentar me metrazh të gjatë”. 169 filma ishin pranuar në këtë kategori. Anëtarët e fushës së dokumentarëve votojnë për të përcaktuar listën e ngushtë si dhe të nominuarit. Projektet në konsideratë për t’u nominuar janë: “The Bibi Files”, “Black Box Diaries”, “Dahomey”, “Daughters”, “Eno”, “Frida”, “Hollywoodgate”, “No Other Land”, “Porcelain War”, “Queendom”, “The Remarkable Life of Ibelin”, “Soundtrack to a Coup d’Etat”, “Sugarcane”, “Union” dhe “Will & Harper”.
Nga 104 filma të kualifikuar për kategorinë “Film dokumentar i shkurtër” – ky synonte edhe “Krahët e punëtorëve” i Kosovës – janë gjithsej 15 që kanë arritur të futen në listën e ngushtë, e ata janë: “Chasing Roo”, “Death by Numbers”, “Eternal Father”, “I Am Ready, Warden”, “Incident”, “Instruments of a Beating Heart”, “Keeper”, “Makayla’s Voice: A Letter to the World”, “Once upon a Time in Ukraine”, “The Only Girl in the Orchestra”, “Planetwalker”, “The Quilters”, “Seat 31: Zooey Zephyr”, “A Swim Lesson” dhe “Until He’s Back”.
Në kategorinë që gjithmonë ndiqet me vëmendje të madhe të publikut, “Film ndërkombëtar me metrazh të gjatë”, po ashtu konkurrojnë 15 projekte filmike për t’u nominuar për çmim “Oscar”. Filma nga 85 shtete dhe regjione të botës kanë aplikuar për këtë kategori, derisa anëtarët e Akademisë nga të gjitha fushat janë ftuar të marrin pjesë në raundin paraprak të votimit. Gjasa të mëdha për t’u nominuar kanë filmat: “I’m Still Here” nga Brazili, “”Universal Language” nga Kanadaja”, “Waves” nga Republika Çeke, “The Girl With the Needle” nga Danimarka, “Emilia Pérez” nga Franca, “The Seed of the Sacred Fig” nga Gjermania, “Touch” nga Islanda, “Kneecap” nga Irlanda, “Vermiglio” nga Italia, “Flow” nga Lituania, “Armand” nga Norvegjia, “From Ground Zero” nga Palestina, “Dahomey” nga Senegali, “How to Make Millions Before Grandma Dies” nga Tailanda dhe “Santosh” nga Britania e Madhe.
Dhjetë filmat që kanë arritur të futen në listën e ngushtë të kategorisë “Grimi dhe stilizimi i flokëve”, dhe konsiderohen pretendentë të denjë për t’u nominuar për çmim “Oscar” janë: “The Apprentice”, “Beetlejuice Beetlejuice”, “A Different Man”, “Dune: Part Two”, “Emilia Pérez”, “Maria”, “Nosferatu”, “The Substance”, “Waltzing With Brando” dhe “Wicked”.
Numër më i lartë i filmave, 25 sosh, janë përfshirë në listën e ngushtë për t’u nominuar me çmim në kategorinë për “Muzikë origjinale”. Anëtarët nga fusha e muzikës do të duhet të zgjedhin më të mirët në mesin e këtyre filmave: “Alien: Romulus”, “Babygirl”, “Beetlejuice Beetlejuice”, “Blink Twice”, “Blitz”, “The Brutalist”, “Challengers”, “Conclave”, “Emilia Pérez”, “The Fire Inside”, “Gladiator II”, “Horizon: An American Saga Chapter 1”, “Inside Out 2”, “Nosferatu”, “The Room Next Door”, “Sing Sing”, “The Six Triple Eight”, “Wicked”, “The Wild Robot” dhe “Young Woman and the Sea”.
Për nominim në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” në edicionin e 97-të të ceremonisë “Oscar” garojnë gjithsej 15 projekte, e ato janë: “Forbidden Road” nga filmi “Better Man”, “Winter Coat” nga “Blitz”, “Compress/Repress” nga “Challengers”, “Never Too Late” nga filmi “Elton John: Never Too Late”, “El Mal” nga “Emilia Pérez”, “Mi Camino” nga “Emilia Pérez”, “Sick In The Head” nga “Kneecap”, “Beyond” nga filmi i animuar “Moana 2”, “Tell Me It’s You” nga “Mufasa: The Lion King”, “Piece By Piece” nga filmi “Piece by Piece”, “Like A Bird” nga “Sing Sing”, “The Journey” nga “The Six Triple Eight”, “Out Of Oklahoma” nga “Twisters”, “Kiss The Sky” nga “The Wild Robot” dhe “Harper And Will Go West” nga filmi “Will & Harper”.
Nga 85 filma të kualifikuar për kategorinë “Film i animuar i shkurtër”, në listën e ngushtë kanë arritur të përfshihen 15 prej tyre, që janë: “Au Revoir Mon Monde”, “A Bear Named Wojtek”, “Beautiful Men”, “Bottle George”, “A Crab in the Pool”, “In the Shadow of the Cypress”, “Magic Candies”, “Maybe Elephants”, “Me”, “Origami”, “Percebes”, “The 21”, “Wander to Wonder”, “The Wild-Tempered Clavier” dhe filmi “Yuck!”.
E, 15 filmat që kanë mundësi të mëdha të nominohen për “Oscar” në kategorinë e “Filmit të shkurtër” janë: “Anuja”, “Clodagh”, “The Compatriot”, “Crust”, “Dovecote”, “Edge of Space”, “The Ice Cream Man”, “I’m Not a Robot”, “The Last Ranger”, “A Lien”, “The Man Who Could Not Remain Silent”, “The Masterpiece”, “An Orange From Jaffa”, “Paris 70” dhe “Room Taken”.
Në kategorinë e zërimit, janë gjithsej 10 filma që janë futur në listë të ngushtë për t’u nominuar. Anëtarët e Akademisë duhet të vlerësojnë më të mirët për garën e çmimit “Oscar”, nga këta filma: “Blitz”, “A Complete Unknoën”, “Deadpool & Wolverine”, “Dune: Part Two”, “Emilia Pérez”, “Gladiator II”, “Joker: Folie à Deux”, “Wicked” dhe filmi i animuar “The Wild Robot”.
Në kategorinë për “Efekte vizuale”, gjasa për t’u nominuar kanë gjithsej 10 filma. Të gjithë anëtarët nga kjo fushë do të ftohen t’i shikojnë intervistat me ekspertë dhe artistë nga secili film, dhe në fund t’i përzgjedhin pesë për t’u nominuar në këtë kategori. E në listën e ngushtë kanë arritur të përfshihen filmat: “Alien: Romulus”, “Better Man”, “Civil War”, “Deadpool & Wolverine”, “Dune: Part Two”, “Gladiator II”, “Kingdom of the Planet of the Apes”, “Mufasa: The Lion King”, “Twisters” dhe “Wicked”.