Qeveria e Shqipërisë synon që në të ardhmen ta zhvendosë institucionin e Bibliotekës Kombëtare. Ekzekutivi shqiptar ka ardhur në përfundim se ndërtesa aktuale në qendër të Tiranës nuk plotëson as kushtet themelore për t’iu bërë strehë një institucioni, siç është Biblioteka Kombëtare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka thënë se një situatë e rëndësishme për Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë që është një institucion me një rëndësi të jashtëzakonshme është në situatë kritike sa i takon kushteve të sigurisë për fondet dhe për të gjithë inventarin.
“Thesarin që kemi në bodrumet e këtij institucioni ku ne po punojmë për të pasur një qasje tepër kreative në kuptimin ekonomik të fjalës, një nismë të re që kemi bashkë me Bashkinë e Tiranës dhe me shoqërinë që posedon një pjesë të këtij aseti, ne të kemi një marrëveshje të re që do të na bënte që të dilnim me më shumë metra me një zgjidhje për sa i përket krizës që ka kaluar biblioteka shqiptare në vite”, ka thënë Gonxhja. Njëkohësisht ka thënë se ndërtesa aktuale e Bibliotekës nuk do të shkatërrohet.
“Biblioteka e vjetër Kombëtare do të jetë atje për një theks ceremonial, muzeal, duke qenë në qendër të qytetit, pranë sheshit ‘Skënderbej’”, ka thënë ai.
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka bërë të ditur se po punohet për një bibliotekë të re kombëtare pranë Gardës në Tiranë.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, sipas historikut të saj, është i institucioni i parë shte¬të¬ror, publik e laik dhe mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”, organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1917 në kontingjencat e njohura të Luf¬tës së Parë Botërore.
Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Ar¬simit, Tiranë. Pas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për rior¬ga¬ni¬zimin e bibliotekës si institucion kombëtar.
Sipas të dhënave të vetë Bibliotekës, mbarimi i Luftës së Dytë botërore e gjeti BKSH-në me një koleksion prej 15 mijë vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si aneks i saj.
“Nga institucion në var¬tësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot”, shkruhet në historikun e institucionit.