Kulturë

Nis nata finale e Festivalit të Këngës

Dea Strica duke interpretuar këngën “N’Shqipni”, të shtunën mbrëma, në natën finale të Festivalit të Këngës në RTK

Dea Strica duke interpretuar këngën “N’Shqipni”, të shtunën mbrëma, në natën finale të Festivalit të Këngës në RTK

Nata finale e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës ka nisur. Numër i madh i njerëzve kanë qenë duke pritur para hyrjes në sallën e djegur të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve edhe pasi ka nisur ngjarja.

Interesim të madh ka pasur për natën e tretë të Festivalit. Salla është mbushur plot.

Ritmet e vargjet e para të kësaj mbrëmjeje kanë qenë ato për këngën “Kur dielli perëndon” të cilën e kanë kënduar dy prezantuesit e Festivalit sivjet, Drita Kabashi dhe Genc Salihu.

“Një të vetme ka në jetë” nga Bledi Kaso e ka qenë kënga e parë konkurrente që është prezantuar në Festivalin e Këngës. “Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi e “Verës” nga Greta Azizi kanë qenë këngët që janë prezantuar më pas.

Nëntë këngëtarët prej 16 konkurrentëve paraqiten sonte për të tretën herë në skenën e edicionit të dytë të Festivalit. Për “Diamantin blu” garojnë: Arnitë Kastrati me “Blla blla blla”, Besmir Shishko me “Unë-ajo”, Rei Bezhani me “Zonja tradhti”, Endrit Krasniqi me “Flas me gjethe”, Ardit Stafai me “Faji”, Greta Azizi me “Verës” , Dea Strica me “N’Shqipni”, Agim Poshka – “Ndarja erdhi” dhe Bledi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”

“N’Shqipni” nga Dea Strica “Zonja tradhti” nga Rej Bezhani kanë sjellë ritëm në skenë, pasuar nga Agim Poshka me “Ngjarja erdhi”, Arnitë Kastrati me “Blla, blla”. Një rrëfim të hidhur të një historie dashurie e sjell Ardit Stafai me “Faji”. Kënga e fundit konkurruese që është prezantuar ka qenë “Unë – Ajo” që trajton dhunën ndaj grave, e interpretuar nga Besmir Shishko. 

Lexo përditësimet tjera
Dea Strica duke interpretuar këngën “N’Shqipni”, të shtunën mbrëma, në natën finale të Festivalit të Këngës në RTK

Nata finale e Festivalit të Këngës