Ka nisur ceremonia e ndarjes së çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes. Kosova është në garë me filmin “Rrugës” të Samir Karahodës.
Ekipi i filmit ndodhet në Pallatin e Festivalit në revierën franceze duke pritur vlerësimin e jurisë. “Rrugës” është në konkurrencë për “Palmën e Artë” bashkë me 10 projekte të tjera kinematografike në kategorinë e filmave të shkurtër.
Festivali i Cannes që sivjet shënoi edicionin e 77, konsiderohet njëra prej ngjarjeve më të shquara të kinematografisë në botë.