Kulturë

“New Chapter”, ekspozitë e artit dhe fotografisë nga refugjatët dhe azilkërkuesit

Ekspozita "New Chapter"

Arti është i ndikuar nga kujtimet dhe përvojat jetësore të refugjatëve dhe azilkërkuesve nga e gjithë bota

Një ekspozitë arti që dokumenton rrugëtimet e refugjatëve nga vende si Hondurasi, Ukraina dhe Malajzia është hapur të premten në galerinë “Sixteen”. Organizata bamirëse britanike e drejtuar nga vullnetarët, “Cheltenham Welcomes Refugees”, qëndron pas organizimit të ekspozitës, e cila përfshin punë nga artistë profesionistë dhe njerëz që i janë drejtuar artit për herë të parë për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore, gjatë një tranzicioni shumë të vështirë.

Punët e përfshira në ekspozitë janë të ndikuara nga kujtimet e refugjatëve për shtëpinë dhe vendlindjen, rrugëtimin që i shpie deri në Cheltenham dhe jetët e tyre të reja në Mbretërinë e Bashkuar.

Vullnetarët  nga “Cheltenham Welcomes Refugees” organizojnë ngjarje mikpritëse nga komuniteti për ata që mbërrijnë në qytetin e tyre, pavarësisht nëse po kalojnë nëpërmjet sistemit të azilit ose vijnë si refugjatë të zhvendosur nga shtetet e tyre.

Vullnetarët vendas ofrojnë ndihmë duke organizuar klasa të mësimit të gjuhës angleze, aktivitete të ndryshme për fëmijë, duke krijuar klube futbolli, duke ofruar transport për njerëzit në nevojë dhe shumëçka tjetër.

Anna Ost, vullnetare në këtë organizatë tha: “Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të treguar në mënyrë krijuese historitë e njerëzve që mbërrijnë në Cheltenham si refugjatë dhe azilkërkues, duke kërkuar strehim në qytetin tonë. Është mahnitëse të festosh shpresën dhe vendosmërinë që i ka çuar njerëzit këtu dhe kjo është arsyeja pse ekspozita ka temën e ‘kapitujve të ri’. Shumë prej artistëve pjesëmarrës kanë kaluan nëpër rrethana jashtëzakonisht të vështira për të gjetur përfundimisht sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kjo ekspozitë është një dëshmi e shpirtrave që ngritën lartë, krijojnë dhe lulëzojnë, pavarësisht vështirësive me të cilat përballen”.

Artistët profesionistë, puna e së cilëve është përfshirë në ekspozitë janë, Eduardo Guerra, Oksana Fursovich, Samy Osorio Mora, Sara Rahman, Samy Osorio Mora, Tetiana Frey dhe Zarik Rosita Hanif. Muzika, ushqimi dhe pijet nga shumë prej kulturave të përfaqësuara në ekspozitë janë po ashtu pjesë e ngjarjes gjatë tërë javës.

Me titull “New Chapters”, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 korrik.