Kulturë

Në galerinë “Paper” u hap ekspozita e Fatmir Mustafës

Imagjinoni një natë të nxehtë korriku, e ndieni një mushkonjë në krahun tuaj. Instinktivisht e godisni shuplakë, vetëm për të zbuluar se ajo veçse ka ikur dhe ju ka lënë me një pickim që vazhdoni ta kruani.

Kësisoj e shpjegon Fatmir Mustafa rolin që një vepër arti duhet ta luajë për publikun.

Simbolika e këtij pickimi artistik është në fokus të ekspozitës së tij personale, të hapur në galerinë “Paper”. Nëpërmjet tri veprave, ekspozita hulumton hapësirat në mes të dy shtresave, raporton KOHA.

Artisti i njohur me nofkën Karllo, thotë se si krijues gjithmonë jeton në një lloj pandemie.

Artrit Bytyçi, kurator i ekspozitës “Mosquaito Vapor Trails”, thotë se gjëja më e veçantë e punës së Karllos është konteksti hapësinor.

Gazmend Ejupi zbulon programin e galerisë së re që i është shtuar kryeqytetit.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për tre muaj në galerinë “Paper”.