Ndryshimi i emrit nuk është dukuri e re apo e panjohur, përkundrazi paraqet dukuri të hershme që na vjen e trashëguar në forma dhe variante të ndryshme deri në ditët tona. Të dhënat e ndryshme gjatë periudhave historike dëshmojnë se çështja e emrit paraqet edhe statusin social dhe shoqëror të individit në mjedisin përkatës.
Por ne, më këtë rast nuk do të trajtojmë emërtimin si kategori e personave, por emërtimet si kategori gjeografike, historike dhe etnike. Fjala është për emërtimet e territoreve apo regjioneve gjeografike, që më pas kanë përfaqësuar shtetet përkatëse, që kryesisht janë shtete kombëtare. Historikisht dihet së shumë shtete kanë ndryshuar emrat e tyre, varësisht prej rrethanave shoqërore, nga kohërat e hershme, ata koloniale dhe më pas deri te pavarësia e tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Emërtimet ideologjike të qyteteve
Në lidhje me ndryshimin e emrave të qyteteve kemi pasur shembuj kudo nga kohërat e kaluara e deri në ditët tona, por ne me këtë rast po japim disa shembuj nga vendet e ish kampit socialist.
Kështu në saje të meritave për fitoren në Revolucionin e Tetorit (1917), sa ishte gjallë Lenini disa qytete të vogla u riemërtuan me emrin e tij si: Lenjino, Lenjinjsk, Leninakan etj. Por, pas vdekjes së tij, në vitin 1924, organet zyrtare sovjetike të kohës me dekret vendosen që qyteti i Petrogradit të riemërtohet në Leningrad. Por, pas rënies së socializmit si rend shoqëror në vitin 1992, këtij qyteti iu rikthye emri i vjetër Sankt Peterburg.
Nëse analizojmë në diakroni emërtimin e këtij qyteti shumë të vjetër del së ai ka pasur disa emërtime (Sant Peterburg – Peterburg – Petrograd – Leningrad - Sant Peterburg), duke prezantuar në mënyrë transparente rrethanat shoqërore e historike të kohës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)