Kulturë

“Nata me yje” e Van Goghut fsheh sekretin qiellor

Shkencëtarët besojnë se “Nata me yje” e Van Goghut është jashtëzakonisht në harmoni me kushtet atmosferike

Shkencëtarët besojnë se “Nata me yje” e Van Goghut është jashtëzakonisht në harmoni me kushtet atmosferike

“Starry Night” (Nata me yje), vepra artistike e vitit 1889 e piktorit holandez Vincent van Gogh, është jashtëzakonisht në përputhje me parimet astronomike të qiellit tonë, kanë konstatuar kohët e fundit shkencëtarët atmosferikë. Kjo bën të aludohet se artisti ishte shumë përpara mendjeve të ndritura shkencore të shekullit XIX.

Shkencëtarët besojnë se goditjet e guximshme të Van Goghut me furçë në pikturat e tij, kanë qenë të menduara për të llogaritur pikat e lëvizjes së pabarabartë të ajrit – e njohur si turbulencë – që do të shkaktonte ndryshime në pamjet vizuale të qiellit të natës. Edhe më i çuditshëm është fakti se veprën “Starry Night” ai e kishte pikturuar gjatë ditës në një studio pa dritare.

Tani studiuesit, sipas një artikulli të botuar në revistën shkencore “Physics of Fluids”, kanë identifikuar atë që ata e përshkruajnë si një “turbulencë të fshehur” brenda stilit yjor të van Goghut. Artisti duket se e ka inspiruar dinamikën e rrjedhjes dhe lëvizjes që u shfaq pothuajse 100 vjet më vonë – siç është niveli i lëvizjes së energjisë ajrore i projektuar nga matematikani George Batchelor në vitin 1959.

“Niveli i goditjes së ngjyrave me brushë nga artisti ikonik luajti një rol vendimtar”, ka thënë studiuesi Yongxiang Huang. “Me një fotografi digjitale me rezolucion të lartë, ne ishim në gjendje të matnim saktësisht madhësinë tipike të penelave dhe t’i krahasonim ato me masat e parashikuara të teorive të turbulencës”.

Piktura më e famshme e Vincent van Goghut, “Starry Night” (Nata me yje), mund të jetë një faktor kontribuues në shkencën atmosferike sot

Krahas kësaj, një studim i vitit 2019 sugjeroi se ai kishte llogaritur turbulencat jo vetëm brenda atmosferës, por edhe të yjeve vite dritë larg.

Autorët aktualë të studimit ekzaminuan lloje të ndryshme të goditjeve të penelit, në rrethana të ngjashme si të gjetheve që fluturojnë në erë, për të klasifikuar kushtet atmosferike të erës, siç janë forma dhe energjia e saj.

Faktorë të tjerë në lidhje me shkëlqimin brenda ngjyrave të ndryshme u ekzaminuan gjithashtu, në kontekstin e energjisë së lëvizjes.

Ajo që studiuesit mësuan më së shumti nëpërmjet eksperimenteve – duke përfshirë një analizim të hollësishëm në 14 format rrotulluese të përdorura në pikturën “Starry Night” (Nata me yje) – ishte se si van Gogh kishte një lidhje të çuditshme me lëvizjen e tokës dhe qiellit tonë.

“Kjo vepër zbulon një kuptim të thellë dhe intuitiv të fenomeneve natyrore”, ka thënë Huang. “Përfaqësimi i saktë i turbulencës nga Van Goghu mund të vijë nga studimi i lëvizjes së reve dhe atmosferës, ose e një intuite natyrore të kapjes së dinamikave qiellore”.

Lëvizjet e penelave të Van Goghut u analizuan në një studim shkencor

Puna hapësinore dhe reflektimet e qëllimshme të dritës në veprën e piktorit ikonik, u zbulua se ishin në përputhje me lëvizjet aktuale të atmosferës brenda shkallës së energjisë së saj të nxitur nga lëvizjet – e njohur shkencërisht si ligji i Kolmogorovit i vitit 1940.

Konkretisht nga një këndvështrim akademik, “Starry Night” shquhet për shkëlqimin që shpërndahet në të gjithë pikturën, së bashku me hollësitë e turbulencës së lartpërmendur nga atmosfera.

Tani, ekipi i shkencëtarëve të përfshirë në studim po e analizon  kryeveprën e Van Goghut për të rimenduar atë që dimë rreth idesë së rrymave të ajrit dhe “fenomeneve” të tjera që lidhen me to.

Marrë nga “New York Post”