Kulturë

Mesazhe e muzikë klasike në skenë

Sopranoja e shquar, Besa Llugiqi nën përcjelljen e Korit të Filharmonisë së Kosovës

Sopranoja e shquar, Besa Llugiqi nën përcjelljen e Korit të Filharmonisë së Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i Festivalit, Adi Krasta, është shfaqur në skenë enkas për të falënderuar sponsorët.

Më pas ka prezantuar pikën tjetër artistike të Festivalit. Skena është kthyer në atë të një teatri të improvizuar. Mbase skena më ideale për formën më madhore klasike, por me akustikë shumë të dobët. Ka qenë aria “Casta diva” nga opera “Norma” e Bellinit të cilën e ka interpretuar sopranoja e shquar, Besa Llugiqi nën përcjelljen e Korit të Filharmonisë së Kosovës. Në Orkestër, në shumicë janë instrumentistët e këtij institucioni.

Vendim i guximshëm është vlerësuar ai për të sjellë muzikë klasike në skenën e një festivali me rryma të reja muzikore.

Aktori Bujar Ahmeti është ngjitur në skenë me një mesazh – ruajtjen e gjuhës. 

“Jemi i vetmi popull qe e flet gjuhën shqipe. Gjeneratat e reja duhet ta mësojnë gjuhën shqipe dhe të tregojnë se jemi të vjetër në këtë botë”, ka thënë aktori Ahmeti pasi ka interpretuar poezinë “Gjuha shqipe” të Gjergj Fishtës. 

Violinisti i shquar shqiptar në skenën ndërkombëtare Olen Çezari ka qenë solisti tjetër i cili me orkestrën e Festivalit kanë sjellë një vepër bashkëkohore instrumentale. 

“Nuk ka një ditë të vetme që nuk e kam mbajtur pas vete këtë instrument”, është shprehur ai në skenë. 
Ai konsiderohet një nga violinistët më të mëdhenj në botë. 

Tjetër emër i njohur, por sa i përket këngës argëtuese, ka qenë Alban Skënderaj. 

“E kam nisur karrierën paralelisht në Kosovë dhe Shqipëri. Më kanë ndihmuar, më kanë rritur shumë të dy vendet si artist dhe kam mësuar shumë nga miqtë e dy vendeve”, ka thënë Skënderaj në skenë. 

Ka kënduar këngën e tij hit “Vetëm ty”, një prej të parave në karrierën e tij.
 

 

Lexo përditësimet tjera
Dea Strica duke interpretuar këngën “N’Shqipni”, të shtunën mbrëma, në natën finale të Festivalit të Këngës në RTK

Nata finale e Festivalit të Këngës