Policia spanjolle ka arrestuar një person plani i supozuar i të cilit për të shitur një pikturë të rreme të Leonardo da Vincit në Itali për 1.3 milionë euro u pengua kur vepra ra në sy të doganierëve francezë.
Megjithëse personi kishte një licencë eksporti për veprën që supozohej të ishte një portret i Da Vincit kushtuar aristokratit dhe komandantit ushtarak italian Gian Giacomo Trivulzio. Licenca kishte skaduar, duke bërë që oficerët e doganës në pikën kufitare në Modane të kontaktonin policinë spanjolle.
Sipas lejes së eksportit, e cila nuk përbën garanci autenticiteti, vepra ishte e Da Vincit me vlerë 1.3 milionë euro që po transportohej për shitje në Milano. Edhe pse licenca ishte e vërtetë, fakti që ajo nuk ishte më e vlefshme do të thoshte se përpjekja për të eksportuar veprën ishte e paligjshme.
Pas marrjes së alarmit në korrik 2022, oficerët e policisë kombëtare të Spanjës udhëtuan drejt kufirit francez për të rikuperuar pikturën, e cila më pas u dërgua në Prado, në Madrid, për analiza ekspertësh.
“Raporti i ekspertëve arriti në përfundimin se vepra ishte një kopje e portreteve milaneze të pikturuara rreth fundit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI”, konfirmoi policia në një deklaratë.
“Piktura ndoshta është pikturuar me qëllim mashtrimi, në fillim të shekullit XX. Si e tillë, vlera e saj është midis 3 mijë dhe 5 mijë euro dhe piktura mund të përjashtohet kategorikisht si vepër e Leonardo da Vincit ose ndonjë artisti tjetër italian të asaj kohe”
Një zëdhënëse e Policisë tregoi se një burrë spanjoll rreth të 40-tave ishte arrestuar në Madrid në lidhje me rastin.
“Një licencë eksporti nuk është një garanci e origjinalitetit të një vepre”, deklaroi ajo.
“Në këtë rast licenca po përdorej si mjet për të pretenduar se piktura ishte origjinale. Pasi u bë e qartë se licenca kishte skaduar, piktura e konfiskoi veprën dhe u hap një hetim. Sapo hetimet konstatuan se bëhet fjalë për një rast të dyshuar kontrabande u bë arrestimi”.