Kulturë

Letërsia londineze lë anash shkrimtarët veriorë

Andrew McMillan

Historitë e suksesit përfshijnë Benjamin Myers, autor i “The Gallows Pole”. Myers fitoi një çmim “The Northern Writers Awards” në vitin 2013 për romanin e tij “Beastings”, duke fituar para dhe mbështetje për të zhvilluar punën e tij. Kjo e çoi atë në çmime të mëtejshme dhe një marrëveshje botimi me “Bloomsbury”

Në Angli është shpërndarë lajmi se autorët nga veriu kanë vështirësi për të gjetur botues dhe se historitë e tyre nuk dëgjohen.

Ata përballen me luftën për të arritur deri në botën letrare të qendrës së Londrës, siç kanë thënë organizatorët e një çmimi letrar rajonal.

“Ende nuk ndihet si një fushë loje e barabartë për veriun. Kjo është gjë e vazhdueshme për të cilën po përpiqemi të përmirësojmë kushtet.  Talentet këtu ende luftojnë për të krijuar lidhje, ka nevojë për investime”, ka thënë Claire Malcolm, themeluese dhe shefe ekzekutive e “New Writing North”, e cila  e drejton “Northern Writers Awards”.

“The Northern Writers Awards” (Çmimet e Shkrimtarëve të Veriut), që do të shpall fituesit të martën (sot) në 25-vjetorin e tyre, është krijuar në fund të viteve ‘90 për të zbuluar dhe mbështetur talentet e rinj në letërsi në veri të Anglisë, duke trajtuar disavantazhet me të cilat përballen shkrimtarët që u ndjenë të përjashtuar nga industria botuese.

Ajo ka mbështetur më shumë se katër qind shkrimtarë verior me çmime në vlera monetare, duke shpërndarë 50 mijë funte në vit.

Ndryshe nga shumica e çmimeve letrare, çmimet mbështesin shkrimtarët që nuk kanë përfaqësim nëpërmjet një agjencie dhe që nuk janë botuar më parë.

Historitë e suksesit përfshijnë Benjamin Myers, autor i “The Gallows Pole”. Myers fitoi një çmim “The Northern Writers Awards” në vitin 2013 për romanin e tij “Beastings”, duke fituar para dhe mbështetje për të zhvilluar punën e tij. Kjo e çoi atë në çmime të mëtejshme dhe një marrëveshje botimi me “Bloomsbury”.

Pavarësisht suksesit të tij, Malcolm ka kujtuar një redaktor letrar i cili i kishte thënë se Myers ishte “shumë verior dhe ndoshta nuk kishte një treg për këtë”. Ajo kishte thënë se paragjykime të tilla janë sepse çmimet janë ende kaq të rëndësishme.

Andrew McMillan gjithashtu kishte fituar këtë çmim në vitin 2013 për poezitë e tij dhe përmbledhja e tij e parë vazhdoi duke fituar çmimin e parë të librit, ”Guardian”. Romani i tij i parë, “Pity”, u botua këtë vit. Të martën ai do të shpallë fituesin e një çmimi të ri, çmimin “Tempest”, të cilin e ka themeluar me “New Writing North” për të gjetur shkrimtarë debutues të komunitetit LGBTQ+.

“Më pëlqeu ideja e gjetjes së historive që mund të vijnë nga vende si Barnsley (ku McMillan u rrit), dhe qytete e fshatra të tjera në veri të Anglisë, ku ka histori, por thjesht nuk i kemi dëgjuar ende”, ka thënë  McMillan. “Niveli i hyrjeve ishte jashtëzakonisht i lartë”.

Fituesi i çmimit “Tempest” do të marrë mentorim me McMillan dhe mbështetje nga “New Writing North”. “Bota e shkrimit mund të duket vërtet opake Për shkrimtarët që nuk e kanë këtë akses, është e dobishme ta demistifikojnë atë”, ka thënë  MekMillani.

Malcolm ka thënë se agjenda “Levelling Up” e partisë konservatore “nuk e ka niveluar aspak kulturën ... Ka qenë frustruese që paratë nuk kanë ndjekur ambicien”.

“Ajo që i duhet veriut janë leva shumë më të mëdha për të bërë talentin të shfaqet dhe për të mbështetur një kulturë, ku mund të mos ju duhet të largoheni nga veri-lindja për të punuar në botimin, sepse kjo industri do të jetë këtu”, ka shtuar ajo.