“North London Jazz Collective” përfaqëson një grup prej jazz-muzikantëve më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, të përkushtuar me pasion për t’u angazhuar në fushën e muzikës, jo vetëm në formën e saj abstrakte, por edhe si një praktikë sociale konkrete e bazuar në një komunitet të vërtetë si kolektiv.
Sjell kryesisht, por jo vetëm, bebop, swing, gypsy dhe jazz modern. Eksploron shkrirjen e jazzit dhe traditave të ndryshme muzikore të Azisë Perëndimore nga dy këndvështrime.
Puna e tyre përbëhet nga muzikë nga baza e jazzit frymëzuar nga Azia Perëndimore, si dhe aranzhimet e grupit me një prekje të jazzit dhe performanca të melodive tradicionale arabe, anadollake dhe persiane. Anëtarët e grupit kanë fituar çmime të shumta, duke përfshirë “BBC Young Jazz Musician of the Year”, “Art Council Grants” dhe shumë vlerësime të tjera.
“Palestine House”, në anën tjetër, përmes punës së saj frymëzuese, ushqen dhe paraqet rolin e muzikës në luftë dhe rezistencë, duke shprehur solidaritetin me popullin e Palestinës. Si një qendër e re komunitare në zemër të Londrës, ky institucion ofron hapësirë të sigurt dhe krijuese të frymëzuar nga kultura palestineze, një shtëpi për të gjithë ata që kanë përjetuar shpërngulje dhe shtypje dhe funksionon si qendër për punë, ngjarje dhe takime.
“North London Jazz Collective” prezanton partneritetin me Palestine House, me rastin e një koncerti të veçantë të “Maydan Ensemble”, një kuartet i ri që bashkon jazzin modern dhe bebop me muzikën popullore arabe, anadollake dhe persiane. Koncerti do të mbahet më 11 janar në “Palestine House”.
Anëtarët e “North London Jazz Collective” kanë thënë se “që nga fillimi i gjenocidit të vitit 2023, i fundit i një serie, ata kanë shfaqur solidaritet me popullin e Palestinës dhe muzikën e Azisë Perëndimore dhe kanë diskutuar se çfarë mund të bëjnë me muzikën e tyre për të kontribuuar në fushatën globale kundër kolonializmit sionist, gjenocidit dhe spastrimit etnik të palestinezëve”.
“Derisa po shoqëroheshim ndejat e së dielës në Brewhouse në Londrën Veriore, nisëm bisedat me socialistët, aktivistët, gazetarët dhe akademikët që ndjekin rregullisht koncertet si pjesëtarë të audiencës. Vetëm kur disa nga organizatorët e Shtëpisë së Palestinës u shfaqën dhe filluan të flisnin për projektet e tyre, plani për këtë koncert të veçantë u realizua”, thuhet në deklaratë.