Kulturë

Instituti i Artit i Chicagos kthen Budën 800-vjeçar të vjedhur në Nepal

Buda i vjedhur

Statuja, e cila përshkruan Budën të mbrojtur nga mbreti gjarpër gjatë një stuhie, është ekspozuar në muze që nga viti 1997. “Ky kthim pasqyron rëndësinë e kërkimit të origjinës, si dhe shtrirjen dhe bashkëpunimin proaktiv të Institutit të Artit me vendet dhe komunitetet”, ka thënë Jacques Schuhmacher, drejtor ekzekutiv i hulumtimit në muze

Instituti i Artit i Çikagos (AIC) ka njoftuar kthimin e “Budës së strehuar nga mbreti gjarpër Muchalinda” në Nepal, duke pranuar se skulptura e shekullit 12 ishte vjedhur nga Guita Bahi në Luginën e Katmandus.

Instituti ka thënë se vendimi vjen pas kërkimeve të reja të origjinës dhe bashkëpunimit me zyrtarët nepalezë. Kthimi vjen pasi institucionet po shtyhen gjithnjë e më shumë - ose detyrohen - të rikthejnë dhe riatdhesojnë artefaktet e vjedhura kulturore.

Statuja, e cila përshkruan Budën të mbrojtur nga mbreti gjarpër gjatë një stuhie, është ekspozuar në muze që nga viti 1997.

“Ky kthim pasqyron rëndësinë e kërkimit të origjinës, si dhe shtrirjen dhe bashkëpunimin proaktiv të Institutit të Artit me vendet dhe komunitetet”, ka thënë Jacques Schuhmacher, drejtor ekzekutiv i hulumtimit në muze. 

Qeveria nepaleze e ka mirëpritur këtë hap.

“Kjo skulpturë e shenjtë është bartës i historive, traditave dhe vlerave. Kthimi i saj forcon lidhjen midis trashëgimisë dhe komunitetit, duke siguruar që brezat e ardhshëm të mund të lidhen me historinë e tyre”, ka thënë Sharad Raj Aran nga Ambasada e Nepalit në Washington.

Instituti i Artit në Chicago ka një nga ekipet më të mëdha të kërkimit të origjinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar një zhvendosje më të gjerë institucionale drejt adresimit të blerjeve problematike. Kthimi i “Budës Muchalinda” është pjesë e një  tendence në rritje në botën e muzeut, me shumë institucione që tani përballen me kontroll të shtuar mbi origjinën e veprave të artit në koleksionet e tyre.

Folegj: Instituti ka thënë se vendimi vjen pas kërkimeve të reja të origjinës dhe bashkëpunimit me zyrtarët nepalezë. Kthimi vjen pasi institucionet po shtyhen gjithnjë e më shumë - ose detyrohen - të rikthejnë dhe riatdhesojnë artefaktet e vjedhura kulturore